Emmanuel Bonne, Jens Plotner e Francesco Tolo, diplomatët këshilltarë të Francës, Gjermanisë dhe Italisë për dialogun Kosovë-Serbi, kanë deklaruar se qëllimi i negociatave është që të inkurajohen hapa konkretë për realizimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve.
Sipas tyre, Kosova duhet të përmbushë premtimin për formimin e Asociacionin. Ndërsa, Serbia duhet të pajtohet me faktin që Kosova është një shtet fqinj, shkruan Blic.
“Qëllimi i negociatave kyçe të ardhshme nuk është të komplikojë atë që tashmë është rënë dakord, por më tepër të inkurajojë hapa konkretë drejt realizimit të saj. Ajo që të dyja palët duhet të shmangin është të riinterpretojnë fjalën e dhënë, sepse duke e bërë këtë ata do të shpërdoronin këtë mundësi unike dhe do të rrezikonin të bllokonin rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Kosova duhet të përmbushë premtimin e saj për të mbrojtur komunitetin serb, duke marrë masa për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe dhe duke ofruar garanci për një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe. Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosova është një vend fqinj që ka perspektivën e saj evropiane dhe vendin e saj në bashkësinë ndërkombëtare”, shprehen këshilltarët.
Këshilltarët Ata kanë qenë në Beograd në disa raste, kryesisht Pletner dhe Bon, të cilët mendohet se kanë sjellë në kryeqytetin serb të ashtuquajturin plan gjermano-francez, i njohur tashmë si plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës./abcnews.al