Në Francë mund të gjobitesh deri në 750 euro nëse hedh mbeturina në tokë, sidomos nëse është maskë, dorezë apo çdo gjë tjetër një përdorimshe. Vendimi u mor pas shumëfishimit të mbeturinave plastike si pasojë e krizës së pandemisë.
Zakoni “përdor dhe hidh” ka mërzitur Francën. Sipas një projektligji të përgatitur nga ministria franceze e ambientit, gjobat për ata qe hedhin në rrugë maska, bishta cigaresh, doreza apo ndonjë lloj tjetër mbeturine, që janë një përdorimshme, do të shkojnë nga 68 euro që janë aktualisht në 135 euro. Por mund të shkojë dhe deri në 750 euro nëse policia vendos të plotësojë një raport dhe ta dorëzojë në gjykatë.
Gjithashtu është parashikuar dhe një fushatë sensibilizimi për t’i bërë apel qytetarëve që të mbajnë rrugët pastër. Shoqatat në mbrojtje të ambientit kanë përgatitur një spot radiofonik ku thuhet se kriminaliteti ambiental është një problem shumë i madh i cili vijon të zhvillohet./abcnews.al