Franca e tronditur pas sulmit me thikë në park, 4 fëmijë në gjendje kritike

schedule09:22 - 9 Qershor, 2023

schedule 09:22 - 9 Qershor, 2023

4 fëmijët që u qëlluan nga një sirian janë në gjendje kritike, sipas informacioneve. Fëmijët, një 22-muajsh nga Gjermania, një tre-vjeçar nga Britania dhe një dy-vjeçar  iu nënshtruan operacionit, por sipas prokurorit dhe kryebashkiakut të Annecy, janë ende në rrezik për jetën.

32-vjeçari sirian, i martuar me një suedeze dhe baba i një fëmije tre vjeç është arrestuar. Çifti u nda tetë muaj më parë dhe gruaja e tij mesa duket nuk ka marrë lajme prej tij për katër muaj.

Sipas kryeministres franceze Elizabeth Bourne, refugjati sirian kishte aplikuar për azil në Suedi dhjetë vjet më parë. Të njëjtën gjë më vonë ka bërë edhe në Zvicër, Itali dhe Francë, por për shkak të aplikimeve të tjera, Franca e ka refuzuar kërkesën e tij.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanand tha se 32-vjeçarit iu gjet një kryq dhe se ai kishte hyrë legalisht në Francë.

“Për një sulm absolutisht frikacak”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron, në një mesazh në Twitter.

“Vendi është në gjendje shoku. Fëmijët dhe një i rritur janë duke luftuar për jetën. Mendimet tona janë me ta, familjet e tyre dhe ekipet e shpëtimit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!