Franca po përgatitet të strehojë 10,000 refugjatët e parë nga Ukraina, sipas një njoftimi të zëdhënësit të qeverisë franceze Gabriel Attal, shkruan CNN
Këshilli kombëtar i mbrojtjes ka miratuar një platformë për të përgatitur dhe koordinuar mbërritjen e refugjatëve ukrainas në Francë, shtoi ai. Të martën, ministrja franceze Marlene Schiappa tha se 5000 ukrainas kanë mbërritur tashmë në Francë.
“Bombardimet dhe manovrat ushtarake ruse mund të rriten gjatë ditëve në ditët dhe javëve në vijim”, tha Attal, duke rritur numrin e refugjatëve që po i largohen agresionit rus.
/abcnews.al