Franca, Deschamps: Ndaj Greqisë duhet të tregojmë kujdes, nuk duhet të cilësohemi si favoritë

schedule13:33 - 19 Qershor, 2023

schedule 13:33 - 19 Qershor, 2023

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Francës kundër Greqisë e cila do të luhet sot, më datë 19 qershor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, trajneri i kombëtares së “Gjelave”, Didier Deschamps foli për këtë sfidë.

Për skuadrën startuese: “Të 23 lojtarët janë në dispozicion dhe stërviten sot normalisht. Unë nuk mendoj se do të bëj rotacion. Nuk i kam ende të gjitha detajet, por kam parasysh skuadrën që do të doja të shihja nesër (sot).”

Për Greqinë: “Greqia është një ekip shumë i mirë me Gustavo Poget që bën një punë të mirë në sulm. Ata kanë shumë cilësi agresive. Ata bëjnë shumë mirë në fushë, pasi kanë lojtarë që duan të kenë topin në këmbë dhe krijojnë kombinime nga të dyja krahët. Kur nuk e kanë topin, është agresioni dhe presioni që duhet. I kam parë në ndeshjen kundër Irlandës. Kemi një kundërshtar shumë të mirë kundër nesh”.

Shihen si favoritë: “Nuk dua që njerëzit të na shohin si favoritë, sepse kjo nuk do të na garantojë një rezultat pozitiv. Nuk jam i shqetësuar, por as nuk do të anashkaloj asgjë. Ne luajmë në fushën tonë dhe do të kemi tifozët në anën tonë. Fitorja është hsumë e rëndësishme për t’iu afruar objektivit të kualifikimit.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!