Sipas një njoftimi të presidentit Emanuel Macron, vaksinimi i punonjësve shëndetësorë do të jetë i detyrueshëm.
Ky vendim erdhi pas përhapjes masive të variantit Delta. Në një fjalim televiziv, presidenti francez theksoi se i gjithë personeli shëndetësor, si dhe punëtorët e tjerë që janë në kontakt me pacientët, do të duhet të vaksinohen kundër Covid në të kundërt do të sanksionohen.
Duke filluar nga java e ardhshme gjithashtu personat që dëshirojnë të marrin pjesë në evente me më shumë se 50 persona duhet të pajisen me një certifikatë shëndetësore. Nga gushti, certifikatat do të jenë të detyrueshme për të gjithë personat që do të shkojnë në bare, restorante, apo do të udhëtojnë më avionë ose trena.
Presidenti francez gjithashtu tha se ora policore do të vazhdojë të jetë në fuqi në Martinique dhe ishullin e Reunion./abcnews.al