Asambleja Kombëtare e Francës aprovoi një ligj që i jep të drejtë qytetarit të gabojë vetëm një herë në mënyrë të pavullnetshme në deklarimin e pasurisë. Kjo masë është mbështetur dhe hartuar nga partia e presidentit Emmanuel Macron.
Franca, për herë të parë, i ka thënë po “të drejtës për të gabuar” nga ana e qytetarit. Asamblea Kombetare ka aprovuar një ligj të ri i cili, sipas partisë së kreut të shtetit Emmanuel Macron dhe promotorëve të tjerë, do të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme jetën e francezëve. Jo rastësisht, presidenti I ri në fushatën elektorale kishte premtuar shpeshherë se do t’a bëjë shtetin më njerzor dhe më të kuptueshëm si dhe byrokracinë më të lehtë.
Sipas masës së re të Parisit, qytetari ka të drejtë të gabojë, por vetëm një herë, kur do t’i duhet të deklarojë pasurinë apo në komunikimet me shtetin në përgjithësi. Natyrisht, gabimi nuk duhet të jetë I vullnetshëm por rastësor dhe xhenuin. Në këtë rast, për shembull nëse një kompani apo personat fizik gabon në deklarimin e të dhënave në agjencinë e pagimit të taksave, do të kenë zbritje deri në 50% në gjobën e pashmangshme.
Natyrisht, autoritetet franceze do të jenë ato që do të vendosin nëse gabimi është i pavullnetshëm. Ministri i Veprimit dhe Llogarive Publike, Gerald Darmanin, me anë të një mesazhi në tuitër thekson entuziazmin e tij për aprovimin e ligjit, të cilin e përkufizon si “një revolucion në raportin mes shtetit dhe qytetarit”./abcnews.al