Akuzat se Britania ishte e përfshirë në sulmet në gazsjellësin Nord Stream dhe sulmin me dron në Krime janë të pabaza, tha sot Ministria e Jashtme franceze.
Akuzat janë pjesë e strategjisë së Moskës “për të hequr vëmendjen nga përgjegjësia e saj e vetme për luftën kundër Ukrainës”, tha zëvendës zëdhënësi i ministrisë së jashtme franceze.
Rusia ka fajësuar Marinën Mbretërore të Britanisë për shpërthimet që ndodhën në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 në fund të shtatorit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, personeli i Marinës Mbretërore Britanike hodhi në erë tubacionet e gazit natyror në Detin Baltik.
“Sipas informacioneve të disponueshme, oficerët e një njësie të Marinës Britanike morën pjesë në planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e një sulmi terrorist në Detin Baltik më 26 shtator të këtij viti, duke hedhur në erë tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.”, thuhet në njoftimin përkatës.
Britania i mohoi akuzat ruse, duke i quajtur ato “të rreme në një shkallë epike”.
“Për të shkëputur vëmendjen nga pushtimi i paligjshëm i Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë po përdor lajme të rreme në një shkallë epike”, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes.
/abcnews.al