Franc Alimi “kyç” gojën për tritolin tek lokali në Tiranë, veprimi i çuditshëm pasi ndezi fitilin

schedule13:02 - 13 Qershor, 2020

schedule 13:02 - 13 Qershor, 2020

Policia arrestoi dje Franci Alimin, 28 vjeç nga Tirana pasi akuzohet se vendosi tritol në një lokal të njohur të zonës.

Abcnews.al mëson se oficerët e policisë gjyqësore kanë tentuar disa herë ta marrin në pyetje Alimin për të mësuar shkaqet që e çuan në vendosjen e tritolit dhe nëse ishte porositur nga dikush tjetër, por ai ka refuzuar të flasë.

Lexo edhe: U sigurua që ndezi fitilin, çfarë kapën kamerat e sigurisë nga shpërthimi i tritolit në Tiranë

Alimi nuk ka komunikuar fare me asnjërin prej oficerëve të policisë gjyqësore që i janë afruar.

Ndërkohë, fakt i çuditshëm për policinë është sjellja e Alimit në momentin e vendosjes së tritolit tek biznesi në fjalë.

Siç duket edhe nga kamerat e sigurisë, ai fillimisht është futur në godinë duke vendosur tritolin. Pasi e ka ndezur, Alimi nuk ka vrapuar, por ka qendruar aty disa sekonda për t’u siguruar që fitili po digjej.

Kjo sipas policisë i ka rrezikuar atij jetën pasi vetëm pak sekonda më vonë tritoli shpërthen dhe nëse do të kishte qendruar edhe pak, ajo do të ishte fatale për 28 vjeçarin. /abcnews.al