“Fragmentoni votën opozitare”/ Mërtiri: Kodi elektoral nuk bëhet si ju leverdis! Ndreca: Reforma zgjedhore, reforma e duhur!

schedule21:09 - 9 Tetor, 2024

schedule 21:09 - 9 Tetor, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News, deputeti socialist Plarent Ndreca dhe analisti Ergys Mërtiri, diskutuan për reformën zgjedhore. Nga ana e tij deputeti Ndreca tha se reforma zgjedhore është reforma e duhur.

Nga ana e tij analisti Mërtiri drejtuar deputetit socialist tha se kanë bërë një marrëveshje që të mbajnë njëri-tjetrin dhe të pengojnë partitë e vogla që të konkurrojnë.

Gjithashtu Mërtiri u shpreh se nuk është transparent për interesat e publikut, pasi vullneti i popullit me këtë kod nuk përfaqësohet dhe se vullneti i tyre shkon tek dy partitë e mëdha.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Ervin Karamuço: Të gjithë këta janë një grup që menaxhojnë aq sa u takon. Këta dinë ta bëjnë njësoj. Janë të njëjtët njerëz. Tani do ta ruajmë këtë racën e këtyre njerëzve ne ? Këta njerëz do të bëhem pjesë e këtij debati? Kjo është e pamoralshme. Atij ministri çfarë t’i bëjë? E ka të ndaluar për shkak të postit që ka, kjo nuk do të thotë që organizoi protesta. Për mua këtë lloj proteste e menaxhuan në mënyrë perfektë.

Plarent Ndreca: Që të besosh se Berisha kërkon qeveri teknike është absurde ta mendosh. Ka treguar se sa e do shtetin, profesionistët dhe ata që realisht janë teknik dhe bëjnë punën e shtetit. E ka zakon që kush i del përballë do ta asgjësojë.

Ergys Mërtiri: Reforma zgjedhore që bëtë është një dramë

Plarent Ndreca: Ne mendojmë se kjo është reforma e duhur.

Ergys Mërtiri: Kjo reformë mban Berishën dhe ju në pushtet. Kodi elektoral nuk bëhet si ju leverdis. Këtë kod e keni bërë në mënyrë të njëashme, me parlament kur opozita kishte dalë nga parlamenti.

Plarent Ndreca: Nëse ka ligj që është shumë politik është kodi zgjedhor. Nëse ka një ligj klasik në thelb politik është kodi zgjedhor. Tani nëse nuk marrin pjesë në parlament do të marrësh kosto përkatëse.

Ergys Mërtiri: Ju fragmentoni votën opozitare

Plarent Ndreca: E ke shumë gabim

Ergys Mërtiri: Janë një sërë partish të reja. Ky kod elektoral favorizon vetëm Berishën dhe Ramën

Plarent Ndreca: Është një mit që ju e ndërtoni. Shoh parti të reja që kanë frymë të vjetër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!