“Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare”  përmblidhet në një libër

schedule16:16 - 9 Maj, 2021

schedule 16:16 - 9 Maj, 2021

Nga Leontina Nika

Fragmente të arkitekturës moderne shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni përmblidhet në një vepër. Kryetari shoqatës së arkitekteve Armand Vokshi, thotë se përzgjedhja është bërë duke marr parasysh projektet më përfaqësuese.

“20 janë nga Shqipëria, 20 nga Kosova dhe një nga Maqedonia. Lidhet me vitin 2020, dokumentin pjesë të arkitekturës bashkëkohore në trojet shqiptare,” thotë ai.

Arkitektia Nesila Hajdini  veçon cilësinë në tre gjenerata arkitektësh shqiptare, të cilët lënë shenja veçuese përmes elementëve tradicionale tonat.

“Qasja moderne vazhdon. Megjithatë futja e elementeve që na përkasin është domosdoshmëri. Ka shumë burime dhe secili zgjedh atë që i përshtatet më shumë kulturës,” thekson ajo.

Zhvillimi arkitekturës bashkëkohore i realizuar në territoret shqiptare përfaqësohet përmes veprave të ndryshme, që përpiqen të , rrëfejnë frymën  dhe shembullin e  kohës në të cilën po jetojmë. Vila, shkolla, objekte banimi, qendra tregtare, zyra, hotele e deri te objektet industriale, sipas arkitektes Nasila Hajdini, pavarësisht funksionalitetit kanë një qëllim të njëjtë, koncept e frymë inovative.

Zëri i arkitektit në një projekt, sipas arkitektes përpiqet të jenë prezentë, pavarësisht ndikimit të politikave.

Prezantimi i fragmenteve të arkitekturës bashkëkohore  u shoqërua edhe me një ekspozitë,  e cila do të qëndrojë hapur deri në 16 maj te intalacioni “Reja”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!