Sulmuesi brazilian i Tottenham, Richarlison, është vendosur në një zonë elitare në veri të Londrës, duke marrë me qira një apartament luksoz me vlerë katër milionë euro.
Mirëpo, shumë shpejt fqinjët filluan të pendohen që një futbollist brazilian u vendos aty pranë.
Richarlison tashmë ka mërzitur më tepër fqinjët me faktin se dy nga qentë e tij lehin vazhdimisht, si dhe me pasionin tradicional brazilian muzika që tingëllon në ndonjëherë deri në katër të mëngjesit.
Si pasojë, sipas The Sun, fqinjët tashmë janë ankuar dhe i janë drejtuar policisë, si dhe shoqërisë për mbrojtjen e kafshëve, duke besuar se braziliani po i lë pas dore qentë e tij. /G.D abcnews.al/