FOTOT/ Nga Rudina Hajdari, Arben Imami e Myslim Murrizi, mbërrijnë në Kuvendin e PD-së “të larguarit”

schedule10:28 - 30 Prill, 2022

schedule 10:28 - 30 Prill, 2022

TIRANË – Teksa ka nisur Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha, në hyrje të godinës në Pallatin e Kongreseve janë parë shumë figura të larguara më parë nga PD, por edhe personazhe të tjetër të shquar të kësaj partie.

Në Kuvendin e sotëm, Berisha ka ftuar ish bashkëpunëtorët Arben Imami e Jozefina Topalli, dhe të larguarit e fundit nga PD, si Rudina Hajdari e Myslym Murrizi, si dhe të gjithë deputetët e tjerë të demokratë. Por deputetët e tjerë, që nuk janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit e kanë bojkotuar.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, deri më tani në këtë Kuvend nga të larguarit, kanë mbërritur, Arben Imami, Rudina Hajdari por edhe Myslim Murrizi.  Një figurë tjetër që ka mbërritur në Kuvendin Kombëtar është edhe mjeku Ilir Alimehmeti.

Kujtojmë se “Rithemelimi” në këtë Kuvend të PD-së ka ftuar të gjithë deputetët demokratët me shpresën e një sinjali bashkimi.

Në këtë Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut si dhe shpallja e datës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!