Një vajzë 20-vjeçare është dërguar sot pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa e reja është konstatuar e vdekur nga mjekët.
Sakaq, mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e dy të rinjve, të cilët u zhdukën pasi lanë vajzën në derën e spitalit.
Të rinjtë janë shpallur në kërkim, ndërsa fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.
Po ashtu mësohet se makina me të cilën u dërgua viktima në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe ka targa zvicerane.