Fotot që prekën zemrat tona dhe u bënë kryefjala e javës ishin nga Bejruti ku një shpërthim i madh në zonën e portit të kryeqytetit libanez la të paktën 137 të vdekur dhe më shumë se 5,000 të plagosur .
Gjatë shtatë ditëve të fundit një ngjarje e shënuar ishte 75 vjetori bombës në Hiroshima dhe Nagasaki apo edhe mitingu opozitar në Bjellorusi përpara zgjedhjeve presidenciale të Dielën, raporton EuroNews.
Një helikopter ushtarak hedh ujë në vendin e shpërthimit në Bejrut – Liban, 4 gusht.
Një foto me dron tregon shkallën e shkatërrimit të vendit pas shpërthimit – Liban, 4 gusht.
Saki Morioki, 5 vjeçe, lutet teksa fenerët prej letre lëvizin në lumin Motoyasu përbara Atomic Bomb Dome, një memorial paqeje lidhur me shpërthimin e bombës atomike nga SHBA në Hiroshima – Japoni, 6 gusht.
Një ylber u fotografua mbi urën e re San Giorgio në Xhenova. Një pjesë e urës së vjetër Morandi u shemb më 14 gusht 2018, duke shkaktuar vdekjen e 43 njerëzve – Itali, 3 gusht.
Një fëmijë kalon nëpër një shatërvan në Bruksel, gjatë periudhës së motit të nxehtë në Europë – Belgjikë, 6 gusht.
Hëna ngrihet pas kolonave të tempullit të lashtë të Poseidonit në Cape Sounion, rreth 70 km në jug të Athinës – Greqi, 2 gusht.
Një burrë i veshur me një kostum Spider-Man pret autobusin gjatë pandemisë së koronavirusit në Montevideo – Uruguai, 2 gusht.
Një pjesë e lagunës Cerro në Limpio, e ndotur nga metale të rënda – Paraguai, 5 gusht.
Fëmijët qëndrojnë në një rrugë të përmbytur nga shiu i rrëmbyeshëm i cili çoi në rrëshqitje të dheut dhe përmbytje në qytetin e Umm Dawan Ban – Sudan.