Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushner takon Edi Ramën/ Takimi në Paris. Pritet nënshkrimi i marrëveshjes për Sazanin

schedule13:38 - 7 Janar, 2026

schedule 13:38 - 7 Janar, 2026

Sytë e opozitës janë në Mar-a-Lago, por duart e qeverisë u shtrënguan në Paris. Berisha pret që Presidenti Trump të rrëmbejë Ramën si Maduron, por rrëmbimi u kthye në përqafim. Mes Ramës dhe dhëndrit të tij.
Rama shkëmbeu një shtrëngim duarsh dhe përqafim miqësor me dhëndrin e Trump, Jared Kushner, në Paris.
Takimi ndodhi gjatë Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, në Francë, në sytë e shumicës së liderëve botërorë.
Një lajm jo edhe aq i ëmbël për Berishën, i cili nga njëra anë do të afrohet me Trump, nga ana tjetër nuk flet dot kundër tij, edhe kur familja Trump takon Ramaduron.
Vajza e Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, në Shqipëri, janë të interesuar për projektin e tyre në ishullin e Sazanit, ndaj dhe Berisha është kujdesur që investimi të mos preket nga akuzat opozitare.

“Unë nuk kam asnjë dijeni se ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama. Personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë”.

Por përtej përqafimit të Parisit mes Ramës dhe Kushner, sigurisht ka dhe një kontekst politik.
Kushner kishte promovuar dy megaprojekte në Ballkan, një në Shqipëri dhe një në Serbi. Nga Beogradi i Vuçiçit hoqi dorë, por nga Sazani i Ramës mesa duket jo. Projekti pritet të finalizohet së shpejti për ngritjen e një resorti 1.4 miliardë euro.
Tani, ka vetëm një pikëpyetje: nëse Rama ka Jared Kushner dhe Kushner ka Ivanka Trump, Berishës kujt i mbetet?
Maduro ashtu si Berisha ishin non-grata. Maduro u kap dhe doli para gjyqit në Nju Jork, ku me gjasë do të dënohet, kurse doktori është i dënuar, për momentin, vetëm për të mos e kaluar oqeanin.
Por në këtë pikë doktorit ia kaloi edhe Maduro. Me hir apo me pahir, ai e bëri një xhiro me helikopter mbi grataçielat e Nju Jorkut. Një ngjarje që, si gjithmonë, Berisha e pa vetëm në televizor.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!