Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTOLAJM/ Protestuesit në Pragë kërkojnë që asetet ruse të ngrira t’i jepen Ukrainës

schedule21:37 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 21:37 - 4 Dhjetor, 2025

Pamje nga Praga tregojnë se mbrëmjen e sotme në kryeqytetin çek po zhvillohet një protestë përpara Teatrit Kombëtar. Një grup qytetarësh shihen duke mbajtur flamujt e BE-së, Çekisë dhe Ukrainës, ndërsa qëndrojnë pranë një instalacioni të madh në tokë ku shkruhet: “Make Russia Pay” – “Bëjeni Rusinë të paguajë”.

Protesta vjen një ditë pasi Komisioni Europian publikoi në Bruksel propozime të reja që parashikojnë përdorimin e aseteve të ngrira ruse, ose marrjen e një huaje të garantuar me këto fonde, për t’ia kaluar Ukrainës në formë dëmshpërblimi.

Ndërkohë, kryeministri belg Bart De Wever ka deklaruar se çështjen e përdorimit të aseteve të ngrira do ta diskutojë nesër në takimin me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!