FOTOLAJM/ Përqafimi i nënës me 3-vjeçarin e rrëmbyer prej një jave nga gjyshërit

schedule13:40 - 20 Prill, 2024

schedule 13:40 - 20 Prill, 2024

DURRËS- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pasi dorëzimit të fëmijës 3-vjeçar, i cili mbahej i fshehur nga gjyshërit për afro një javë.

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë?Durrës”, shkruan Balla.

Fëmija u dorëzua në Policinë e Durrësit nga gjyshja Barie Gjuni. Ajo ishte shpallur në kërkim, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vëllai u arrestuan nga Policia si të përfshirë./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!