FOTOLAJM/ Monika Kryemadhi merr timonin dhe kërkon destinacionin

schedule16:25 - 26 Prill, 2022

schedule 16:25 - 26 Prill, 2022

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shfaqur ndryshe ditën e sotme. Në një foto të postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, Kryemadhi shihet në timon, duke drejtuar automjetin e saj.

Në makinë me të është edhe anëtarja e LSI, Elona Guri. Kryemadhi e lë mister destinacionin, ndërsa i kërkon Guyrit të mos tregojë se ku po shkojnë.

“Mos trego se ku po ikim Elona Guri”, shkruan Kryemadhi në diçiturë.  Mbetet për t’u parë nëse kryetarja e LSI do të zbulojë më vonë më shumë detaje.

Ndërkohë, “timon” e partisë gjasat janë që Kryemadhi t’ja dorëzojë bashkëshortit të saj Ilir Meta, i cili përfundon mandatin e presidentit. LSI ka njoftuar mbajtjen e Konventës Kombëtare  më 25 korrik, një ditë pasi Meta dorëzon Presidencën. /abcnews.al