Vllaznia do tentojë të përforcohet në merkaton e janarit. Trajneri Mirsad Jonuz e ka thënë shpesh diçka të tillë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Partizanin ai deklaroi se kërkon një qendërmbrojtës, një mesfushor organizator dhe dy sulmues.
Gjithashtu ai bëri me dije se ka edhe një listë, me 10 futbollistë. Për këtë ai do të ketë edhe një takim me drejtuesit, me administratorin Suad Lici dhe drejtorin sportiv, Engin Firat.
Situata me turkun shpesh ka qenë e paqartë, madje ai drejtoi në dy ndeshje si trajner Moldavinë. Pavarësisht kësaj ai është shfaqur sërish në Shqipëri dhe pranë Vllaznisë, teksa dje ishte në tribunën e stadiumit “Selman Stermasi”. /abcnews.al