Lumenj dhe dëborë ngjyrë gjaku, errësirë dy muaj të vitit dhe asnjë rrugë që e lidh me botën.
Kështu është qyteti më i dëshpëruar në botë, Norilsk që ndodhet në skajin më verior të planetit, në Siberi.
Shtëpia e 180 mijë njerëzve, qyteti i vogël në rajonin Krasnoyarsk Krai është 2900 kilometra nga Moska dhe deri para vitit 2017 nuk ka pasur një lidhje të mirë interneti, por vetëm një lidhje satelitore jo të besueshme për të qëndruar në kontakt me botën.
Ajri në Norilsk është aq i ndotur sa sa shumë njerëz gërmojnë tokën sipërfaqësore për blozë, pasi përmban minerale të vlefshme.
Në shtator të vitit 2016, lumi aty pranë Daldykan u kthye në të kuqe gjaku dhe ende nuk ka asnjë shpjegim për ngjarjen e friskhme.
Disa vendas ia atribuan “mesazhit të Zotit për një luftë botërore të afërt”.