Fotoja e presidentit rus,Vladimir Putin me ministrin e Mbrojtjes të vendit është bërë virale për shkak të polemikave dhe komenteve kontradiktore që ka shkaktuar.
Fotoja në fjalë është regjistruar ditën e djeshme dhe ilustron momentin kur Putini falënderon dhe uron ministrin e Mbrojtjes në Rusi, pasi Sergey Shoigu i njoftoi se ushtria ruse ka marrë në kontroll të plotë Mariupolin.
Ukraina e ka mohuar, ndërsa SHB-të kanë thënë se nuk kanë prova konkrete për të konfirmuar pretendimet ruse.
Sipas analistëve të semiotikës gjuha e trupit e Putinit tregon të kundërtën nga se ai do që ti shfaqë botës.
Në foto duket fytyra e pakënaqur dhe e shqetësuar e predidentit. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai përpiqet të mbështete vahzdimisht vazhdimisht te tavolina.
Gjithashtu në skenë erdhën sërish thashethemet për sëmundjen e diktatorit, pasi qëndrimi i tij në tryezë tregon se Putini nuk është mirë.
Nga ana tjetër, ënjtja në fytyrën dhe qafën dhe qafën e Putinit forcon dyshimet se ai po merr trajtim steroide.
Thashethemet e përhapura nga sfondi i Kremlinit pretendojnë se Vladimir Putin është vizituar nga mjekë specialistë të onkologjisë ( Kancerit ) të paktën 35 herë që nga fillimi i luftës.
Në videon e takimit Putin-Shoigu, Shoigu i thotë Putinit se qyteti i Mariupolit është ‘çliruar’.
Megjithatë, Putini nuk kënaqet kur dëgjon këto fjalë dhe dëgjon ministrin e tij me fytyrë të mërzitur.
Pas Shoigut, Putin u takua dje edhe me kreun e kompanisë së transportit të tubacioneve të naftës dhe gazit, Nikolay Tokarev: Putin nuk u largua për asnjë moment nga tavolina gjatë këtij takimi.
Lideri rus bën përpjekje të mëdha që të mos tregojë se i dridhen duart./abcnews.al/