FOTOLAJM | Kur futbolli shndërrohet në Rugby…

schedule23:30 - 27 Tetor, 2019

schedule 23:30 - 27 Tetor, 2019

Sot, në takimin mes Arsenalit dhe Crystal Palace, mesfushori i “Topçinjve”, Matteo Guendouzi ka bërë një ndërhyrje që rrallë e shohim në futboll. Talenti francez i Arsenalit kapi me forcë yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, dhe nuk e lejoi të dilte i vetëm përballë portierit Leno, në një kundërsulm shumë të rrezikshëm.

Kur sfida ishte 2-2, Zaha kishte mundësinë të dilte i vetëm përballë portierit të Arsenalit, por Guendouzi nuk e lejoi, duke marrë një karton të verdhë për skuadrën e tij. Një ndërhyrje që ngjason me sportin e Rugby, që është shumë i përhapur në Angli dhe Australi.

Sporti i Rugby, foto ilustruese

Vetë Zaha shfrytëzoi “Twitter”-in e tij personal për ta komentuar këtë episod, duke shkruar: “Sikur NFL në Wembley”, referuar kampionatit botëror të Rugby që u zhvillua në Angli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!