Në Kosovë prej orës 07:00 të mëngjesit vazhdon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare.
Krahas qytetarëve të tjerë, të drejtën e votës e kanë ushtruar dhe pacientët e shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kjo është mundësuar nga ekipet lëvizëse, që janë të shpërndara në terren.