FOTOLAJM/ Emri i stadiumit kombëtar, tani nuk ka më dyshime

schedule20:01 - 14 Nëntor, 2019

schedule 20:01 - 14 Nëntor, 2019

FSHF ende nuk ka bërë asgjë zyrtare, por “Arena Kombëtare” tashmë do të ketë një emër të ri dhe kjo vërtetohet nga ajo çka ka ndodhur së fundmi në stadiumin më të madh në vend. “Air Albania Stadium” tashmë është zyrtarisht emri i stadiumit kombëtar.

Arben Dervishi, anëtar i Komitetit Ekzekutiv, të hënën në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit” deklaroi se firma do të hidhej pikërisht atë ditë, por FSHF akoma nuk ka dalë me një njoftim. Kompania ajrore e fluturimeve do të paguajë një shifër të konsiderueshme.

Ajo ka fituar tenderin dhe në arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit do të shkojnë 650 mijë euro në vit. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shifre shkon për mirëmbajtjen e “Air Albania Stadium”. Në lidhje me emrin ka pasur goxha polemika. Në të shkuarën, sikurse dihet, stadiumi kombëtar mbante emrin e Qemal Stafës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!