Jasir Asani do të provojë një eksperiencë të re në Suedi me skuadrën e AIK. Ndeshja e fundit me të kuqtë ishte ajo kundër Vllaznisë në stadiumin “Selman Stermasi”, ndërkohë që në verë vendoset përfundimisht për të ardhmen e tij.
Të suedezët ai ka ikur në huazim, por me një klauzolë që u jep mundësinë atyre ta blejnë në qershor. Asani gjithsesi ka vendosur që para largimit të marrë diçka kujtim nga aventura e tij me Partizanin.
Shokët e skuadrës kanë lëshuar të gjithë autografe në fanellën e “demave” dhe Asani e ka publikuar në rrjetet sociale. Gjithashtu ai ka edhe një dedikim për Alban Hoxhën, kapitenin e Partizanit.
“Do më mungojnë shumë këshillat e tua, vëllai im”, shkruan Asani në foton e postuar në Instagram. / abcnews.al