“Fotokopje” e Edi Reja/ Sylvinho ka thuajse të njëjtat rezultate si trajneri italian

schedule13:20 - 14 Nëntor, 2024

schedule 13:20 - 14 Nëntor, 2024

Do të kërkojë të shkruajë sërish historinë. Silvinjo, herë i ngritur në qiell, e herë i kritikuar, ka këtë ditë shansin të arrijë diçka që nuk e ka bërë asnjë nga paraardhësit e tij.

Me dy fitore, apo me një kombinim të volitshëm të rezultateve, kombëtarja shqiptare mund të dalë në vend të parë në grupin e saj në Ligën e Kombeve, që do të thotë të ngjitet në nivelin elitë A, dhe të pretendojë finalet e Botërorit nëpërmjet plej ofit.

Paraardhësi I tij, Edi Reja, e arriti një sukses në këtë konkurrim, veçse duke u ngjitur nga niveli C në atë B, ku ndodhet aktualisht, pasi kaloi me sukses Bjellorusinë e Kazakistanin.

Tashmë, steka është rritur, ndërsa Silvinjo është në të njëjtat nivele si Reja edhe përsa I përket rezultateve.

Në 20 ndeshjet e para në stol, braziliani ka 9 fitore, 4 barazime e 7 humbje, dhe golat 26 të shënuar e 18 të pësuar.

Mesatarja është 1.55 pikë për ndeshje.

Të njëjtat statistika ka pasur edhe italiani në 20 ndeshjet e tij të para, pra 9 fitore, 4 barazime e 7 humbje, të njëjtat pikë, vetëm golaverazhi është me një gol më I keq sesa I Silvinjos, 27-20.

Trajneri tjetër I famshëm I Shqipërisë, De Biazi, pati 8 fitore, 5 barazime e 7 humbje në 20 të parat, pra vetëm dy pikë më pak sesa pasardhësit, ndonëse duhet thënë se e drejtoi kombëtaren në periudhë më të vështirë, përpara sesa të nisnin sukseset.

Shpresohet që braziliani të vazhdojë me sukseset, së pari për të arritur kualifikime të reja me kuqezinjtë, dhe së dyti për të thyer rekordet e De Biazit e Rejës, e për t’u bërë I vetmi teknik I ekipit përfaqësues me bilanc pozitiv në mbyllje të karrierës në Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!