Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është shfaqur për herë të parë në publik me maskë. Megjithatë, një foto që po qarkullon së fundmi në rrjet tregon se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e kishte vënë maskën në mënyrë të saktë.
Në foto duket Trump me maskën vënë, gjatë vizitës në një spital ushtarak, por në fakt hundën e ka lënë të zbuluar. Gjithsesi, mbetet ende për t’u vërtetuar nëse fotoja e shkrepur nga vizita në spital është e “paprekur”.
Lexo edhe: “Dorëzohet” Trump, shfaqet me maskë në publik
Nuk ka asnjë fotografi apo pamje filmike të transmetuar në media ku shfaqet ky moment. Maska mund t’i ketë lëvizur për një moment presidentit amerikan, dhe aty ka qëlluar dikush që e ka kapur në foto, por deri më tani asgjë nuk është e sigurt.
Ngjyrat nuk duken si duhet, cilësia e figurës është shumë e dobët, dhe profili i gojës e mjekrës nuk duken si duhet.
Ne kemi përdorur mjete të specializuara të kërkimit në internet për të zbuluar se nga e ka origjinën fotografia, por nuk shfaqet në asnjë uebsajt lajmesh. Me sa mund të themi, ajo është përhapur vetëm në mediat sociale, shkruan BBC. /abcnews.al/