Fotoja nga momenti i arrestimit: Ky është autori i dyshuar i ekzekutimit të biznesmenit në Himarë

schedule11:16 - 17 Tetor, 2020

schedule 11:16 - 17 Tetor, 2020

Policia arrestoi paraditen e sotme autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë.

Kliti Leka dyshohet se ekzekutoi Niko Goron në Himarë në orën 09:00 të mëngjesit duke tentuar të largohej më pas, por u kap në zonën e Livadhit.

Në dëshminë e parë të Lekës së siguruar nga abcnews.al, ai është shprehur se kishte probleme pronësie me Goron pasi i kishte dhënë tokën për të ndërtuar pallat, por ky i fundit nuk e kishte paguar.

Kliti Leka, autori i dyshuar i vrasjes se Niko Goros ne Himare

Autori i dyshuar ishte parë që mbrëmë në Himarë ku dyshohet se po përgatiste vrasjen e Goros. Më herët ka patur një konflikt fizik mes tyre.

Në momentin e kapjes, policia i sekuestroi Lekës edhe një pistoletë si edhe një automatik tip kallashnikov. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!