Xaje Mustafa nga Mitrovica është kthyer pas në kohën e luftës në Kosovë, kur fotografia e tij në u publikua në shumë media botërore. Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai tregoi historinë, duke u ndalur te momenti kur gjeti fëmijët përmes Kryqit të Kuq.
Mustafa theksoi se mikpritja për ta në Shqipëri ka qene e mrekullueshme dhe për këtë i është falenderues gjithë jetës.
Sakaq, ai zbuloi se sot fëmijët janë të martuar dhe po vijojnë jetën normalisht.
“Kur na kanë nxjerrë prej burgut, policia serbe na kontrolluar dhe na morën çdo lloj dokumenti që kishim, pasi për ata nuk kishin asnjë lloj vlere, më morën dhe foton e fëmijëve të mi. edhe unë shkova dhe në kosh dhe i mora. I thash që janë fotot e fëmijëve të mi, nuk po ju nënçmoj, por i dua fotot.
Përmes Kryqit të Kuq këta fëmijët kishin shkuar në Ulqin dhe unë takova pas tre muajsh e gjysmë, derisa ai komshija më tregoi që kanë shkuar në Ulqin.
Mikpritja për ne në Shqipëri ka qene e mrekullueshme, sidomos për të burgosurit politik. Kemi pasur trajtime të jashtëzakoshme, na kanë vendosur nëpër vende dhe spitale, ku të kuroheshim shumë mirë. Ka qene mikpritja e jashtëzakonshme.
Unë Shqipërinë e falenderoj pa hesap, sepse kam shumë kujtime, mikpritjen e mirë dhe i jam falenderues për gjithçka.
Fëmijët tani janë mirë, djalin e kam të martuar dhe ka dy fëmijë, vajza e martuar, punon në sigurim, shkollën e kanë të kryer. Gjithçka është në rregull”, rrëfeu Mustafa./abcnews.al