Lukas Podolski luajti vetëm tre sezone për skuadrën e Arsenalit, por me karakterin e tij shumë të veçantë, u shndërrua menjëherë në idhullin e tifozerisë “Gunners”. Gjermani ka bërë dhe një foto me Messin dhe Neymar, kur Arsenali luajti një miqësore me Barcelonën në Amerikë.
Kjo foto, është rikthyer sot në faqen zyrtare të Arsenalit në Facebook dhe mbishkrimi, ka qenë spektakolar: “Rikthemi pas në kohë, kur dy fansa të vegjël takuan Lukas Podolskin”.
Me dy fansa të vegjël, Arsenali i referohet Lionel Messit dhe Neymar, që janë ndër futbollistët më të mirë në botë. Postimi është bërë me shaka, por që ka marrë menjëherë vëmendje të madhe në rrjet./abcnews.al