Fotoja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale fiton çmimin prestigjoz, fotografi e refuzon

schedule15:54 - 18 Prill, 2023

schedule 15:54 - 18 Prill, 2023

Fituesi i një konkursi të madh fotografie ka refuzuar çmimin e tij duke treguar se puna e tij është në fakt një krijim i inteligjencës artificiale. Artisti gjerman Boris Eldagsen pranoi se konkurroi në Çmimet Botërore të Fotografisë nga Sony për të nxitur debat.

Fotografia fituese shfaqte dy gra nga gjenerata të ndryshme. Ai tha se aplikoi kastile me këtë fotografi për të zbuluar nëse do të përgatiteshin konkurset për imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

“Ne, bota e fotografive, kemi nevojë për një diskutim të hapur,” tha Eldagsen. “Një diskutim rreth asaj që duam të konsiderojmë fotografinë dhe çfarë jo.

A është ombrella e fotografisë mjaft e madhe për të ftuar imazhet e inteligjencës artificiale që të hyjnë? Duke refuzuar çmimin, shpresoj ta përshpejtoj këtë debat.”

Ai tha se ky ishte një “moment historik” pasi ishte hera e parë që një imazh i tillë fitonte një konkurs prestigjioz ndërkombëtar fotografie, duke shtuar: “Sa prej jush e dinit apo dyshonit se ishte krijuar nga inteligjenca artificiale?”

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Fotografisë tha se Eldagsen kishte konfirmuar bashkëkrijimin e imazhit duke përdorur inteligjencën artificiale dhe ata ia dhanë çmimin sepse janë të hapur edhe për krijime të tilla.

“Imazhet e inteligjencës artificiale dhe fotografia nuk duhet të konkurrojnë me njëra-tjetrën në një çmim si ky. Janë entitete të ndryshme. Inteligjenca artificiale nuk është fotografi. Prandaj nuk do ta pranoj çmimin,” theksoi artisti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!