Fotografohet rrugëve të Romës me fustan nusërie, Lady Gaga rrëmben vëmendjen e të gjithëve

schedule14:31 - 8 Prill, 2021

schedule 14:31 - 8 Prill, 2021

Këngëtarja dhe tashmë aktorja e njohur, Lady Gaga është shfaqur si kurrë më parë veshur me një fustan të bardhë nusërie në Romë.

Këtë fustan, ajo e ka veshur për xhirimet e filmit “House of Gucci”, në të cilin ka rolin e Patrizia Reggiani.

Gaga shihet e transformuar si “vejusha e zezë”, Patrizia Reggaini, për të xhiruar skenën e dasmës së saj me Maurizio Guçi, rolin e të cilit e bën Adam Driver.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të bardhë me material dantelle me mëngë dhe një vello të gjatë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Gaga festoi 35-vjetorin e lindjes dhe mori një dhuratë shumë të veçantë nga partneri i saj, Michael Polansky./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!