Një teleskop në Itali ka arritur të fotografojë raketën kineze të dalë jashtë kontrollit, e cila pritet që ditën e nesërme të bjerë në tokë. Raketa tashmë është futur në atmosferën e Tokës.
Projekti “Virtual Telescope” me bazë në Itali kapi imazhin e raketës, e cila dukej si dritë e ndritshme, ndërsa kalonte mbi teleskopin robotik “Elena”.
Raketa me 21 ton mbetje nuk dihet ende saktësisht se ku do të bjerë në tokë, pasi pala kineze nuk ka më asnjë kontroll mbi raketën March Long 5B. Ndërkohë, mundësia që ajo të bjerë në zona të banuara nuk është përjashtuar ende.
Megjithatë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin ka sqaruar sot se raketa nuk do të shkaktojë dëme, pasi sapo të futet në atmosferë do të shkatërrohet.
Lexo edhe: Raketa rrezikon të bjerë në zona të banuara, autoritetet kineze: Nuk do të shkaktojë dëme
Komanda Hapësinore e SHBA tha se ajo do të bjerë në tokë më 8 maj. Mbetjet ka të ngjarë të bien në ujërat ndërkombëtare, njoftoi Global Times të Kinës të mërkurën. Bazuar në orbitën e tij aktuale, gjurmët e mbetjeve ka të ngjarë të bien diku deri në veri si Neë York, Madrid ose Pekin dhe deri në jug si Kili Jugor dhe Wellington, Zelanda e Re, ose diku në mes. g.v/abcnews.al