Fotografja e dasmave zbulon elementin që tregon se çifti do të ndahet

schedule17:07 - 7 Janar, 2022

schedule 17:07 - 7 Janar, 2022

Cili është elementi i një dasme që na bie më shumë në sy? Fustani i nusërisë, veshjet e dhëndrit dhe dekorimi, ndoshta do të ishin disa nga përgjigjet më të zakonshme.

E keni menduar, megjithatë, se ceremonia e martesës mund të jetë një miniaturë e gjithë marrëdhënies dhe përmes saj mund të kuptojmë nëse martesa do të çojë në divorc? “Ndoshta jo” është përgjigja, por një fotografe dasmash i TikToker e mendoi këtë për ne dhe përmes përvojës së saaj të madhe, doli në përfundime.

Shayla Herrington zbuloi dy shenjat kryesore që tregojnë se një martesë nuk do të zgjasë, pas 15 vitesh.

Shenja e parë është kur çifti, përveç fotove tipike që bëjnë, bëjnë më shumë me familjen ose miqtë e tyre .

“Kjo është e vërtetë për mua. Po, me siguri që ndesheni me nënën dhe babanë tuaj, vëllezërit dhe kushërinjtë tuaj të preferuar, por mungesa e partnerit tuaj për më shumë se tre foto është mjaft e dyshimtë” , thotë Herrington.

Një tjetër shenjë është kur çifti kalon më shumë kohë me miqtë e tyre sesa me bashkëshortin gjatë festës së dasmës. Nëse kjo ndodh, çifti ndoshta nuk ka një “lidhje” të veçantë mes tyre. Diçka që në vetvete do të çonte në një fund të sigurt.

A do të jemi pak më të vëmendshëm herën tjetër kur të martohemi?

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!