Fotografja çel ekspozitën për mikpritjen dhe traditat e shqiptarëve

schedule23:33 - 19 Shkurt, 2019

schedule 23:33 - 19 Shkurt, 2019

Një fotografe nga Kuvajti, që është në të njëjtën kohë bashkëshortja e ambasadorit të këtij vendi në Shqipëri, ka çelur një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar.  Fotot  e shkrepura prej saj nga Veriu në Jug pasqyrojnë vlerat historike dhe njerëzore të shqiptarëve.

Ebtisam al-Houti është  jo vetëm një artiste e veçantë por edhe gruaja e ambasadorit të Kuvajtit  në Shqipëri  FAYEZ  Mishari al-Jasimm, e cila prej 9 vitesh i është dedikuar artit të fotografisë, pasion që i lindi në  Republikun e Beninit.

Ndërkohë që gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri ajo ka pikasur si element të rëndësishëm jo vetëm bukuritë e vendit tonë, por mbi të gjitha virtytin e shqiptarëve që është mikpritja.

“Kjo punë ngërthen shumë kujtime të bukura, të cilat pata nderin t’i përjetoj. Gjeta njerëz të mrekullushëm në  Shqipëri, kam zënë shumë miqësi dhe nëpërmjet tyre mësova shumë për traditat, zakonet dhe duke shijuar edhe gatimet tradicionale të çdo qyteti të cilat i kam pasqyruar edhe në fiksimin e këtyre fotografive nga e gjithë Shqipëria”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!