Fotografitë e një bote të braktisur në Chernobyl

schedule12:51 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 12:51 - 7 Dhjetor, 2020

CNN

Kur fotografi David McMillan vizitoi për herë të parë qytetin e Pripyat në 1994, ai priste që të kishte disa kufizime. Vetëm tetë vite më parë, një reaktor në Centralin Bërthamor të Çernobilit shpërtheu, duke detyruar  të gjithë rajonin të evakuohej.

Shpërthim i cili la pasoja në të gjithë Europën.

Megjithatë, fotografi jo vetëm që ishte i lirë të endej në zonën e shpërthimit, e cila mbeti kryesisht e pabanuar deri më sot – ai ishte në gjendje të shkonte brenda zonës të dëmtuar.

“Sfida ishte gjetja e njerëzve që mund të më fusnin brenda,”  tha ai gjatë  një intervistë telefonike. “Nuk dija ku të shkoja; isha në mëshirën e shoferëve dhe përkthyesit tim.

“Njerëzit thjesht më këshilluan që disa zona ishin shumë të ndotura dhe se duhet të qëndroj një ose dy minuta atje.”

 

 

Ky udhëtim fillestar rezultoi në një seri fotosh të frikshme që dokumentonin ndërtesa të braktisura dhe automjete të braktisura.

Ai që atëherë ka botuar 200 nga fotot e tij në librin, “Rritja dhe Shkatërrimi: Pripyat dhe Zona e Çernobilit”. Fotot tregojnë një vështrim mahnitës në një qytet fantazmë kryesisht të paprekur që nga katastrofa, ndërsa eksplorojnë fuqinë e natyrës.

Rrënojat e një qyteti ‘vitrinë’

Pripyat, që ndodhet në Ukrainë, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik në kohën e shpërthimit në prill 1986. I ndërtuar në dekadën e mëparshme për t’i shërbyer termocentralit dhe punëtorëve të tij, qyteti dikur ishte shtëpia e rreth 50,000 njerëzve .

Në atë kohë konsiderohej një nga qytetet më të mira për të jetuar në Bashkimin Sovjetik. Kishte shumë shkolla dhe spitale dhe ambiente sportive dhe kulturore, kështu që  mund ta quanim  një qytet të vitrinave.”

Shumë nga fotot e McMillan – qoftë të pishinave bosh apo kishave të shkretuara – zbulojnë pamjet se si qyteti u evakuua papritur.

 

Në shkolla ishin akoma regjistrat e mësuesve, libra shkollorë, vepra arti të studentëve dhe gjëra të tilla.

Imazhet që tregojnë portrete të venitura të Marksit dhe Engelsit, apo bustin e Leninit në një oborr të pastër, paraqesin një moment të veçantë në historinë politike.

Por ato gjithashtu demonstrojnë fuqinë e kohës. Në disa raste, McMillan fotografoi të njëjtin vend disa herë, gjatë viteve, për të theksuar se si vendi po dëmtohej dita ditës.

Një nga shembujt më të fuqishëm është një seri imazhesh të marra në shkallët e një kopshti. Fotot në 1994, tregonin flamuj me ngjyra të ndezura të ish republikave Sovjetike të ngjitura në  mur. Deri në periudhën  e fotografisë së fundit, të realizuar në nëntor 2018,  ka mbetur vetëm një – dhe ajo është dëmtuar me kalimin e kohës.

Nëse disa persona do vinin pas nesh, nuk do ta kuptonin për çfarë bëhej fjalë, dhe aq më pak nëse do të ishte një flamur.  Ngjasonte më një simbolikë të epokës sovjetike që po venitej ngadalë.

Fotografitë e parkut të lojërave gjithashtu ofrojnë simbole  të kohës që po kalon. Fëmijët që dikur luanin atje tani do të jenë në të tridhjetat ose të dyzetat.

 

Siç sugjeron titulli i librit të tij, “Rritja dhe Shkatërrimit”, fotografitë e Mc Millan kanë të bëjnë me tërheqjen e njerëzimit dhe rishfaqjen e natyrës.Peizazhet në fotot e tij, edhe  të errëta, tregonin për bimë që lulëzojnë dhe pemë nëpër struktura të bëra nga njeriu.

“Ka pasur një ripopullim të kafshëve, dhe dikush madje më tha që zogjtë, atje janë ndër më të mirët në Europë.”

Imazhet e McMillan gjithashtu paraqesin portrete të njerëzve që ai hasi brenda zonës së shpërthimit, duke përfshirë inxhinierë, punëtorë dhe shkencëtarë që studiojnë jetën e egër për të matur rrezatimin në organet e tyre. Një imazh,  në 1995, tregon një grua që kthehet në fshatin e saj për të pastruar varret e stërgjyshërve.

McMillan është  i shqetësuar në lidhje me shëndetin e tij. Tani në të 70-at, ai kryen vizita një javë, që do të thotë se ai ka kaluar muaj – në mënyrë kumulative  brenda zonës së shpërthimit në Çernobil.

 

Një nga bashkëpunëtorët e tij është prekur me limfomë që kur u largua nga Ukraina për në Kanada, megjithëse fotografi tha se është e paqartë nëse rrezatimi shkaku kryesor.

McMillan tha se nivelet e rrezatimi  ishin ndryshe.  Ata nuk ishin të njëjtë në të gjithë zonën e shpërthimit. Ndërsa ndotja zbehet me kalimin e viteve, po kështu edhe ulet edhe rreziku, tha fotografi.

Turistët e vizitojnë shpesh vendin, sipas McMillan, i cili ndonjëherë ndeshet me autobusë në udhëtime ditore nga kryeqyteti i Ukrainës Kiev. Vitin e kaluar, një grup artistësh madje organizuan një festë në Pripyat.

“Ka njerëz që jetojnë në disa zona (afër) që janë më pak të ndotura, kështu që unë kurrë nuk kam qenë i shqetësuar,” tha ai.

“Tani, ekziston një rrezik më real, ndërtesat që po shemben. Ato duken si delikate ndonjëherë, dhe në momentin që jeni duke ecur në to, thjesht nuk e dini se çfarë mund të ndodhë.” Përktheu Sonila Backa/abcnews.al