TIRANË- Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Enea Sulejmani ishte shoferi i mjetit tip “Tiguan”, i cili tentoi të shtypte me makinë efektivët e policisë teksa u afruan për t’i arrestuar gjatë një operacioni antidrogë.
(Në foto Enea Sulejmani )
Në këto kushte efektivët e policisë kanë qëlluar me armë zjarri duke plagosur në këmbë në kushtet e vetëmbrojtjes . Bashkë me Sulejmanin janë arrestuar edhe dy të rinj, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj.
Antidroga e Tiranës i kishte prej kohësh në ndjekje këta persona. Tre të rinjtë dyshohen si furnizues kokaine.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nuk rezulton që efektivët të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta. Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapen nga agjentet e antidrogës.
Policia e Shtetit njoftoi të enjten se këta persona kishin me vete një kilogram kokainë, të presuar dhe ishte gati për t’u shpërndarë tek përdoruesit dhe klientët e tre trafikantëve/abcnews.al