Një zjarr me përmasa të mëdha ra mbrëmjen e së hënës në një pallat në qytetin e Bilishtit.
Burime nga bashkia dhe policia thanë për Abc News se nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale. Mësohet se është djegur çatia e pallatit, por me ndërhyrjen e zjarrfikëseve flakët janë lokalizuar, duke mos u përhapur nëpër banesa.
Dyshohet janë se flakët kanë nisur nga oxhaku, por shkaqet e sakta ende nuk dihen. Policia tha se po e heton ngjarjen./ abcnews.al