FOTO/ Zjarr, lot dhe simbole, Reuters pasqyron protestën e opozitës

schedule15:42 - 11 Shkurt, 2023

schedule 15:42 - 11 Shkurt, 2023

Protesta kombëtare e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha dhe opozita e bashkuar, ka përfunduar për më pak se dy orë.

Mediat ndërkombëtare Reuters, ka bërë një pasqyrim të kësaj proteste me disa foto të cilat i ka publikuar në “Instragram”.

Oficerët e policisë qëndrojnë roje ndërsa opozita shqiptare mban një protestë antiqeveritare në #Tiranë , #Shqipëri“, shkruhet në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florion Goga (@floriongoga)

Në përgjithësi tubimi ishte i qetë, me përjashtim të disa momenteve në fund kur protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të godinës së kryeministrisë.

Për pasojë u lëndua lehtë një efektiv policie, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 3 persona.

Në protestë u vunë re simbole kombëtare, por jo vetëm, u panë po ashtu flamuj të BE dhe SHBA-së.

Në përfundim, ish-kryeministri Berisha bëri të ditur se protesta e radhës do të mbahet të hënën para parlamentit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!