FOTO/ Zgjedhjet në Mal të Zi, përleshje mes mbështetësve të maxhorancës dhe të opozitës

schedule09:17 - 1 Shtator, 2020

schedule 09:17 - 1 Shtator, 2020

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve në Malin e Zi, mbrëmjen e së hënë  ka pasur përleshje midismbështetësve të qeverisë dhe opozitës.

Mediat vendase raportojnë se përleshjet ndodhën teksa mbështetësit e opozitës po festonin për fitoren, ndërhyrja e forcave policore ka bërë të mundur dhe shpërndarjen e protestuesve.

Udhëheqësi i koalicionit opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiç ka reaguar pas incidenteve duke u bëri thirrje mbështetësve që të festojnë në shtëpi.

Ne nuk qëndrojmë pas asnjë tubimi, nuk duam trazira, nuk duhet të irritojmë askënd. Le të qëndrojmë të qetë, le të qëndrojmë në shtëpi”, shkruan ai në Facebook.

Ndërsa Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila aktualisht është në pushtet, tha se mbështetësit e opozitës, në disa qytete të Malit të Zi, kanë organizuar tubime, gjatë të cilave, “qytetarët janë provokuar në mënyrë agresive, me parulla nacionaliste”.

DPS deklaroi se do të informojë Misionin Monitorues të OSBE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për incidentet.

LEXO EDHE: Pas tre dekadash në pushtet, opozita rrëzon Gjukanoviçin

Koalicioni opozitar në Malin e zi ka fituar zgjedhjet, duke larguar nga pushteti pas 30 vjetësh, Milo Gjukanovic, partia e të cilit mori 29 mandate. Opozita ka fituar me një mandat më shumë se partia në pushtet, ndërsa shqiptarët arritën që të siguronin 2 mandate në Kuvend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!