FOTO/ Zelensky merr pjesë në paradën ushtarake në Kiev, nderon ushtarët e rënë në luftë

schedule09:40 - 24 Shkurt, 2023

schedule 09:40 - 24 Shkurt, 2023

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka qënë i pranishëm në paradën ushtarake në Kiev për të nderuar ushtarakët në shërbim dhe ata që kanë vdekur në luftë.

Ai ka dhuruar medalje për ushtarët dhe udhëheqësit ushtarakë, si dhe familjarët e viktimave, jashtë Katedrales së Shën Sofisë.

Gjenerali Sir Richard Barrons, ish-komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta, e përshkroi skenën si një kujtim se kostoja e vërtetë e luftës llogaritet në numrin e viktimave.

“Është në të vërtetë mjaft e jashtëzakonshme që ata po bëjnë një paradë dhe një shërbim përkujtimor si ky sot, në Kiev,” tha ai për Sky Neës.

“Kjo tregon se sa shumë jemi përpjekur për të zmbrapsur pushtimin rus dhe sa të sigurt jemi, për sa kohë që Perëndimi vazhdon të mbështesë Ukrainën, Ukraina do të mbizotërojë në fund.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!