Princi Harry dhe Meghan Markle po shijojnë lumturinë e tyre familjare me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilybet, në një rezidencë të mrekullueshme në Montecito. Shtëpia e tyre luksoze, ndër të tjera, ka një shtëpi pritjeje me dy dhoma gjumi, dhe aty qëndron nëna e Meghan, Doria Ragland, kur ajo e viziton.
Edhe pse ka shumë hapësirë në rezidencën e tyre me 9 dhoma gjumi, Doria Ragland preferon të qëndrojë në bujtinë luksoze në mënyrë që të shijojë privatësinë e saj. Sipas informacioneve, konaku përveç dy dhomave të gjumit ka edhe dy tualete dhe është i arreduar sipas estetikës së shtëpisë kryesore.
Meghan Markle dihet se ka një marrëdhënie të ngushtë me nënën e saj dhe ishte e pranishme në Mbretërinë e Bashkuar kur lindi nipi i saj Archie. Raportet thonë se Doria tani e ndan kohën e saj midis shtëpisë së saj në Los Angeles dhe shtëpisë së Dukeshës së Sussex, ku kalon momente cilësore me nipërit e saj.
Askush nuk mund ta dijë sa ditë që Doria qëndron në shtëpinë e vajzës së saj, pasi ka shumë privatësi dhe shtëpia është e paarritshme për fotografët. Ka një rrugë private dhe ka disa postblloqe sigurie./abcnews.al