FOTO/ Vrau Madrit Ulqinakun, ky është Horgito Peqini nipi i Mandelës së Elbasanit

schedule21:58 - 18 Gusht, 2022

schedule 21:58 - 18 Gusht, 2022

Abcnews.al ka siguruar foton e 18-vjeçarit Horgito Peqini, i cili dyshohet si autori i vrasjes së mbrëmshme në qytetin e Elbasanit.

Një natë më parë pranë stadiumit “Elbasan Arena’ u qëllua me armë zjarri 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Pas ngjarjes së mbrëmshme policia arrestoi 18-vjeçarin Ejden Dino.

Lidhur me këtë ngjarje policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Horgito Peqinin i cili është nip-i i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “Mandela” i Elbasanit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve që ka kryer në vitin 1997-të.

Ndërkohë në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtori tjetër, Klaudjan Sallufi, 33 vjeç.

Paraditen e kësaj të enjte, policia u rikthye sërish në vendngjarje për të siguruar prova të reja.

Madrit Ulqinaku ndërroi jetë në vend, pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali ku po konsumonte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Ai nuk ishte person me precedent penalë. Kohët e fundit jetonte mes Italisë dhe Elbasanit.

Ngjarja, sipas policisë ndodhi pas një konflikti të çastit. Autori i dyshuar, Horgito Peqini mendohet të jetë ndihmuar nga të paktën 2 persona të tjerë për t’u fshehur. Ndërsa policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave te sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në sherr./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!