FOTO/ Vrasja e 32-vjeçares në Durrës, kush janë dy autorët e dyshuar të krimit

schedule18:27 - 3 Gusht, 2023

schedule 18:27 - 3 Gusht, 2023

DURRËS- Vrasja e 32-vjeçares Luljeta Preza poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës ka tronditur opinionin publik. Për këtë ngjarje, Policia e Shtetit ka arrestuar Aldo Ibrahimin dhe Ylli Grabovarin,  të cilët dyshohen si autorë të krimit makabër.

ABC News ka siguruar fotot e personave të akuzuar për këtë ngjarje të rëndë. Gazetari Leonidha Musaj raporton se këta dy persona janë parë shpesh në shoqërinë e 32-vjeçares ditët e fundit.

Mirëpo, mësohet se mes tyre ka nisur një konflikt. Dy personat i kanë kërkuar paratë e mbledhura, por asaj i janë dashur për t’u kuruar pasi kishte pësuar një aksident në Durrës disa ditë më parë dhe ka dashur të mbajë një pjesë të parave, por ata nuk kanë pranuar.

Pas konsumimit të lëndëve narkotike kokainë, konflikti ka degraduar në dhunë, teksa dy të arrestuarit e kanë goditur me thikë Prezën dhe e kanë lënë të vdekur në vend./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!