FOTO/ Vladimir Putin i dhuroi një helikopter presidentit të Zimbabvesë

schedule21:32 - 27 Korrik, 2023

schedule 21:32 - 27 Korrik, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin i dhuroi një helikopter Presidentit të Zimbabvesë, njoftoi sot qeveria e vendit.

Presidenti i Zimbabvesë Emmerson Mnangagwa është në mesin e zyrtarëve afrikanë që marrin pjesë në samitin dy-ditor Rusi-Afrikë, i cili, sipas France Presse, konsiderohet një provë e mbështetjes për Putinin pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Shkëlqesia e tij Presidenti Putin i dhuroi një helikopter presidencial Shkëlqesisë së Tij Presidentit Emerson Dambudzo Mnangagwa,” shkroi Ministria e Informacionit të Zimbabvesë në mediat sociale krahas një fotografie të Presidentit Mnangagwa duke zbritur shkallët e avionit dhe ulur në kabinë.

Udhëheqësit e Zimbabve janë nën sanksione të SHBA-së dhe Evropës për korrupsion dhe abuzime të të drejtave të njeriut.

Mnangagwa, 80 vjeç, i cili kërkon rizgjedhjen në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, i ka atribuar prej kohësh vështirësitë ekonomike të vendit sanksioneve. Sipas analistëve, zgjedhjet do të jenë shumë afër.

Sot, Putin e emëroi Zimbabvenë në mesin e gjashtë vendeve afrikane që do të marrin grurë falas nga Rusia pasi Kremlini u tërhoq nga marrëveshja që lejonte eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!