Teksa jemi një orë para nisjes së protestës në sheshin “Skenderbe” në Prishtinë e organizuar nga shoqëria civile, por ku do të marrin pjesë edhe veteranët e luftës së bashku me opozitën e vendit, ka nisur grumbullimi i njerëzve në shesh.
Nga pamjet që naj vijnë nga gazetarja e ABC News, Linda Karadaku i cila ndodhet në Kosovë, shihen se veteranë të luftës, me flamuj, bluza e simbole të UÇK-së kanë nisur të grumbullohen në shesh.
Po ashtu shihen shumë flamuj të SHBA dhe shtetit të Kosovës që do të valviten nga protestuesit.
Protesta ëshët thirrur pas p[ublikimit të dokumentit audio ku dëgjohet kryeshefja e deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke diskutuar me ekstremistët serbe per politikate vendit dhe për listat “e fryra” sic i ka cilësuar ajo të veteraneve.
Po ashtu ata do të protestojnë edhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, kjo pasi që mazhoranca në seancën e së enjtes miratoi Ligjin për Pagën Minimale, në të cilin u lanë jashtë veteranët e UÇK-së. r.t/abcnews.al