Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Vendosi tritolin në makinën e Oltjon Klosit, ky është Jurgen Gjonaj

schedule10:13 - 16 Mars, 2026

schedule 10:13 - 16 Mars, 2026

Personi në foto është Jurgen Gjonaj, 32 vjecari që vendosi tritolin në automjetin e e Oltjon Klosit. Lidhur me ngjarjen policia tha se ka arrestuar 7 persona, ndërsa urdhri dyshohet të jetë dhënë nga burgu i Fushë Krujës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Gjonaj është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti  duke i  siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur.



Ndërkohë, Sabah Nuzi aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit Oltjon Klosi.

Më tej, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin Jurgen Gjonaj.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!