Qyteti bregdetar i Sarandës është kthyer në kryefjalën e pushimeve për familjen Trump. Për të dytin vit radhazi, vajza e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Ivanka, së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, ka vizituar Sarandën.
Vitin që shkoi, ajo vizitoi të gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj.
Këtë herë, Ivanka është parë teksa ka zbritur nga jahti me një kapele kashtë në dorë, një fustan me lule blu.
Kujtojmë që Trump është 38 vjeçe, nënë e tre fëmijëve. Së bashku më bashkëshortin e saj, Jared Kushner, kanë patur një rol ndikues në administratën e Trump gjatë mandatit të parë./abcnews.al