FOTO / “Une kjo jam e do jem për inat”, kush është 30 vjeçarja mashtruese nga Fieri?

schedule12:44 - 23 Nëntor, 2019

schedule 12:44 - 23 Nëntor, 2019

Policia ben me dije se ka ndaluar shtetasen Migena Kajolli, 30 vjeçe, banuese në Fier.

Kjo shtetase ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 22.11.2019 e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprat penale, “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Po kush është Migena Kajolli?

Burrë e grua janë arrestuar në Fier në majin e vitit 2018, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, ku premtonin punë në kompanitë private, duke u marrë shuma të konsiderueshme qytetarëve.

Sipas Policisë së Fierit atë kohë, çifti Kajolli nga Dërmënasi i Fierit kishte nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016. Ata u premtonin qytetarëve se do punësoheshin në kompanitë private të naftës dhe i merrnin nga 2-3 mijë euro secili.

Për ta bërë të besueshme skemën e tyre të mashtrimit, mësohet se Migena Kajolli, e cila dyshohet të ketë qenë ideatorja e kësaj skeme, u thoshte personave që u kishte marrë paratë se në telefonin e tye do të mbërrinte një mesazh konfirmimi nga kompania.

Dhe pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t’u punësuar, mbërrinte mesazhi i konfirmimit se kërkesa e tye për punësim ishte regjistruar në sekretarinë e kompanisë dhe po shqyrtohej.

Nga hetimet ka rezultuar se këto mesazhe konfirmimi i niste 27-vjeçarja Migena Kajolli. Ndërkohë, për të qenë edhe më të besueshëm tek personat që mashtronin, bashkëshortët Kajolli nënshkruanin edhe akte noteriale me ta se paratë jua kishin marrë në formë borxhi.

Çifti kajolli kishin 2 fëmijë dhe për këtë shkak 30 vjeçarja Migena Kajolli ishte lënë në arrest shtëpie, nga ku dhe dyshohet se, ka patur denoncime të tjera dhe vazhdonte edhe gjatë arrestit në shtepi, të kryente mashtrimet e saj.

Siç shihet edhe në një prej fotove, që ajo postonte në rrjetet sociale, ndërsa ndodhej në arrest shtëpie, ajo ka sfiduar dhe organet e drejtësisë, duke shkruar në një nga fotot se “ajo kjo është dhe ashtu do të mbetej për inat”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!